Të tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar sërish mbrëmjen e së shtunës në Shqipëri.

Raportohet se në orën 21:54 janë shënuar lëkundje me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter. Epiqendra në detin Adriatik me thellësi 10 km, 38 kilometra nga Tirana dhe 20 kilometra nga Mamurrasi.

Ndërkohë, gjatë gjithë ditës së shtunë intensiteti dhe numri i tërmeteve të rëna ka qenë në zbritje dhe sipas sizmologëve, lëkundje të tilla të vazhdueshme janë normale.