Nga mëngjesi i të hënës deri në orën 22:00, autostrada Tiranë-Durrës do t’i nënshtrohet sërish punimeve, e kësisoj trafiku do të ndryshojë sërish drejtim.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar devijimin e trafikut në autostradë në drejtimin Tiranë Durrës. Devijimi do të ndodhë në mbikalimin e Shkozetit.

Njoftimi i ARRSH:

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se ne vijim te ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Tirane – Durrës në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të fillojë te henen ne oren 06-00 te mengjesit fazen e katert te punimeve ne segmentin Shkozet – Durres ne drejtimin Tirane – Durres.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze sinjalistiken provizore te vendosur dhe udhezimet e policise rrugore ne terren

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

1. Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne oren 06:00 deri ne 22:00 te dites se hene date 25/06/2018.

2. Trafiku ne drejtim Tirane-Durres devijohet ne mbikalimin e Shkozetit ne drejtim te rruges se unazes së shkozetit dhe te ndjekin Shkozet – Durres (zona kenetes) ose unazen e Shkozetit.

3. Ky devijim do te vazhdoje deri deri ne oren 22:00 date 25/06/2018

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Shkozet – Durres do të fillojë ndërhyrja në drejtimin Durres – Tirane për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë gjate dites se hene skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.