Rikthehen reshjet e borës, ARRSH: Gjendja e akseve kombëtare

12/02/2019 - 09:31

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion për gjendjen në akset rrugore të vendit pas rikthimit të reshjeve të shiut dhe të borës.

Sipas ARRSH, të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë bore, ndërsa në disa akse kryesisht në veri duhet të përdoren zinxhirët.

NJOFTIMI I ARRSH:

Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe bore. Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë bore.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Qarkun e Korçës ka pasur reshje shiu dhe në lartësitë mbi 1300 m, ka pasur reshje bore.
Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen normalisht.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Ka pasur reshje shiu. Në akset e Dajtit ka pasur reshje të dobëta bore. Deri tani nuk ka probleme për qarkullimin.

Në Librazhd-Steblevë, ka pasur rreth 20 cm bore. Po punohet nga kontraktori për pastrim dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen normalisht.

Në Rajonin Verior Shkodër: Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe bore. Trashësia e borës shkon nga 10-40 cm. Kontraktorët po vazhdojnë punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullohet me zinxhir në rrugët:

  • Ura e Cerenecit – Stebleve, 25 km e fundit, ka pasur rreth 20 cm borë.
  • Trebisht – Dogane, ka pasur rreth 5-10 cm borë.
  • Qafë Bualli-Krastë, ka rreth 20 cm borë.
  • Kuben-Vasie, ka rreth 40 cm borë.

Të gjitha akset e tjera qarkullohen pa probleme. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vëzhgues të pavarur të jetës politike në Shqipëri thonë se mungesa e transparencës dhe qartësisë ligjore në lidhje me zgjedhjet vendore,

Kostandin Xhuvani u lirua sot nga burgu me leje nga Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së babait të tij,

Një automjet zjarrfikës lëviz në autostradë me sirenën ndezur për të shkuar sa më shpejt tek automjeti që është përfshirë nga flakët në a

I është dhënë lamtumira, regjisorit e skenaristit të njohur, Gjergj Xhuvani.

Aktivistët që kërkojnë reforma në sistemin e drejtësisë penale kanë ngritur prej kohësh shqetësimin se një shkelje e vogël si kundravajtj

Viti i ri shkollor 2019-2020 nis pas rreth 3 javësh dhe gjatë kësaj periudhe, bashkia e Durrësit, së bashku me drejtoritë në varësi, ësht

Në këto ditë të nxehta të gjysmës së dytë të muajit gusht, atmosfera festive pritet të ndizet edhe më shumë në Durrës.

"News24" ka siguruar videot e kamerave të sigurisë të lokalit ku ndodhej mesditën e 9 prillit, pejani Ragip Hajdini, një prej të dyshuarv