Parashikuesit e motit nuk kanë lajme të mira për ditët në vijim, pasi temperaturat e ajrit do pësojnë rënie me 2 – 3°C në të dy vlerat ekstreme ditore duke bërë që maksimumi të ngjitet deri 29°C.

Duke filluar nga dita e nesërme, pra e mërkura, pritet të rikthehen reshjet e shiut, të cilat do të vijojnë edhe ditën e enjte dhe të premten. Por ditët me diell do të jenë prezente gjatë fundjavës, ndërsa temperaturat sipas sinoptikanëve, nuk parashikohet të pësojnë luhatje të ndjeshme.

Pvarsisht se jemi në muajin shtator, në prag vjeshte, moti ka qenë kryesisht i kthjellët dhe temperaturat kanë qenë relativisht të larta. Edhe gjatë ditës së sotme, pjesa më e madhe e vendit ka patur mot me kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri pas mesditës, kur vranësirat u tërhoqën drejt zonave malore, duke lënë ultësirën perëndimore kryesisht me kthjellime.

Siç raporton “Meteoalb”, pasditja i zhvendos vranësirat edhe nga zonat malore, duke bërë që vendi të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare deri pranë mesnatës, kur pritet fuqizim i vranësirave. Nisur nga kjo, pritet shira, fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht në të gjithë vendin.