Veriu i vendit është përfshirë sot nga reshjet e dendura të shiut. Reshjet kanë filluar në orët e para të mbrëmjes dhe pritet të vijojnë edhe gjatë natës, duke shtuar dhe intensitetin e tyre.

Siç njoftojnë edhe metereologët, intensiteti më i lartë i reshjeve do të jetë në very, ndërkohë që ditën e nesërme temperaturat pritet të ulen me rreth 2-3 gradë.

 “Vranësirat fuqizohen në orët e vona të pasdites në të gjithë territorin duke gjeneruar shira me intensitet të ulët deri mesatar në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër ndërsa shira të dobët në zonat Jugore. Ndersa parashikohen reshje te pakta debore ne zonat e thella malore sepse temperaturat mbeten relativisht te larta. Pas mesnatës shirat ndalojnë në pjesën më të madhe të territorit ndërsa mbeten prezente në formën e shirave të përkohshëm në zona të izoluara të Qendrës dhe Juglindjes.

Temperaturat e ajrit kanë vijuar të larta edhe gjatë ditës së mërkurë, ndërsa e dita e enjte, sjell një rënie me 2 – 3°C të temperaturave gjatë mëngjesit e mesditës duke bërë që ekstremumet termike të luhaten nga 2°C mëngjesi në zonat e thella malore në 16 – 17°C, temperaturat më të larta gjatë mesditës në zonat Jugperëndimore”, njofton Meteoalb.