Një tërmet i fuqishëm ka rënë mesditën e sotme në Gjirin e Lalzit.

Lëkundja sizmike ka qenë më e forta e ditëve të fundit, kur toka ka vijuar të tronditet nga tërmetet me manjitudë të ndryshme.

Siç bëhet e ditur, lëkundja e regjistruar në orën 12.21 ka qenë 3.6 ballë e shkallës Rihter.

Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit lëkundjet janë ndjerë të forta në Durrës dhe më të lehta në Tiranë.

Që nga data 4 korrik, kur u regjistrua edhe lëkundja më e fortë sizmike, rajoni i Durrësit është goditur nga shumë tërmete çdo ditë, pjesa më e madhe e të cilëve me manjitudë të vogël.