Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por pasdite vranësirat do të intensifikohen të cilat do të sjellin reshje të izoluara shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -11°C në -1°C, në zonat e ulëta nga -2ºC në 04°C dhe në zonat bregdetare nga 02°C në 08°C.

Era do të fryej në drejtim Verior – Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -10°C në -1°C dhe në zonat e ulëta nga -7°C në 02°C.