Mati është futur sërish në zonat e prekura nga Covid-19, pasi janë shfaqur 6 raste të reja në njësinë administrative Rukaj.

BalkanWeb raporton se këta persona janë kontakt i të moshuarës që ndodhej në spital në Tiranë, e cila rezultoi pozitive 2 ditë më parë.

Nisur nga kjo, janë marrë ditën e djeshme 10 tamponë për analiza, nga të cilat 6 kanë rezultuar pozitivë.

Të gjitha rastet janë pa shenja klinike dhe kanë marrë udhëzimet e nevojshme nga personeli shëndetësor.

Po ashtu, vazhdon hetimi epidemiologjik duke gjurmuar kontaktet e dy familjeve që janë infektuar me Covid-19.