Orët e para të së hënës rikthejnë reshjet në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat extremale të ajrit do të luhaten nga -4°C minimumi në zonat malore deri 17°C vlera më e lartë në rang territori.

Duke filluar nga dita e nesërme, do të kemi sërish rënie të temperaturave në të dyja ekstremet.

Ndërkohë, nga dita e martë e në vazhdim temperaturat minimale do të bien nën zero gradë, si dhe do të kemi rikthim të shirave në të gjithë territorin.

Një ditë më parë, Drejtoria e Pergjithshme Detare informoi lundërtarët dhe pronaret e mjeteve detare, që ditën e hënë bregdeti do të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri 60 km/h nga drejtimi Jug-JugPerendim, forca detit 7 shkalla Boufort, në det të hapur. 

Kjo drejtori u bëri apel të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushen e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rrisin shkallën e gatishmërisë.