Një tërmet i fuqishëm sapo ka rënë në Durrës dhe është ndjerë shumë i fortë edhe në Tiranë.

Epiqendra ka qenë në fshatin Hamallaj të Durrësit, ndersa magnituda ishte 4.9. Pas tërmetit të fortë ra edhe një tjetër më i lehtë. 

Në Durrës dhe Tiranë njerëzit kanë filluar që të dalin nga shtëpitë.

Siç duket nga pamjet filmike që po publikon DurrësLajm, me qindra makina janë parkuar në anë të rrugëve dhe njerëzit po qëndrojnë në automjete nga frika e ndonjë lëkundjeje tjetër.