Rikthehet 'tmerri' i përmbytjes së rrugëve në Durrës (VIDEO+FOTO)

Postuar: 19/03/2018 - 08:46

Rikthehet tmerri i përmbytjes së rrugëve në qytetin e Durrësit.

Reshjet e dendura të shiut që ranë mëngjesin e kësaj të hëne, kanë shkaktuar probleme në rrugë të ndryshme të qytetit që janë aktualisht nën pushtetin e ujit.

Vështirësi hasin si drejtuesit e mjeteve, akoma dhe më shumë këmbësorët që e kanë të pamundur të kalojnë rrugët nga një krah në tjetrin.

Të gjitha zonat kryesore të qytetit, shëtitorja “Taulantia”, rruga “Aleksandër Goga”, zona te stadiumi, te stacioni i trenit, lagja nr.13, Shkozeti etj. janë të gjitha nën ujë, i cili ka kaluar mbi nivelin e trotuareve.

Ndërsa në Currila është bllokuar rruga për shkak të rrëshqitjes së dherave, duke bërë që qarkullimi i mjeteve të devijojë vetëm në një korsi.

Shihni pamjet filmike të xhiruara nga “DurrësLajm”.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro inspektoi sot fillimin e punës për eleminimin e rrëshqitjes së ndodhur në segmentin q

Mbi 1 mijë ushtarakë shqiptarë dhe britanikë zbresin paraditen e sotme në sheshin “Nënë Tereza” në kuadër të stërvitjes më të madhe të vi

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza është thirrur në prokurori për tu marrë në pyetje.

Qefsere Kolecin e gjetëm para gjykatës së rrethit gjyqësor në Durrës në muajin mars.

Moti dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, më të dendura në orët e para të ditës në veri e verilindje, ku priten shira të p

Të hënën dhe të martën, në datat 24-25 shtator do të ketë kufizime energjie në disa zona në Durrës e Shijak, njoftoi OSHEE-ja.

   Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve është duke “shpejtuar” që para sezonit të shirave të mbyllë një prej investimeve më të rëndësishm

   Qefsere Koleci, 55-vjeçarja nga Manza e Durrësit, e cila u dhunua nga kunati dhe dy djemtë e tij për çështje pronësie i ka bërë thirrj

   15 besimtarë katolikë janë pagëzuar në ujërat e detit Adriatik gjatë ditës së sotme.

   Koha e ngrohte ka bërë që sezoni turistik të zgjatet edhe këto tre javë të para shtatorit.