Rikthimi i transportit urban, Gonxhja tregon çfarë ndryshon për qytetarët

08/06/2020 - 13:56

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Blendi Gonxhja ishte i futar në emisionin "Dita jonë" në A2 ku zbuloi se si do të jetë rikthimi i transportit rrugor për qytetarët shqiptarë në datën 15 qershor.

"Operatorët urbanë kanë bërë disa testime dhe simulime. Maskat do të jenë të detyruara në autobusë, por nuk do të jemi striktë deri në absurd. Maskat mund të jenë edhe të bëra vetë, nuk duhet të shqetësohen qytetarët për të blerë maska speciale. Do të ketë edhe dezinfektime të autobusëve dhe këto kosto do të merren parasysh. Po punojmë që para 15 qershorit të ketë një paketë shtesë për të mbështetur operatorët e transportit publik për shpenzimet plus që do të kenë", shpjegoi Gonxhja.

I pyetur nga moderatorët se çfarë do të ndryshojë për qytetarët përveç mbajtjes së maskave, Gonxhja sqaroi:

"Është ngritur një "Task Forcë", do të bashkojmë forcat me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit për një kontroll më të madh në hyrjen e njerëzve në autobus. Zgjidhja mund të jetë që biletat të priten jashtë autobusit, ndërsa brenda tij nuk duhet të ketë më shumë njerëz sesa 70% e kapacitetit. Nuk këshillojmë që autobusët të përdoren nga të moshuarit. Por, nëse përdoren, nuk duhet t’u afrohemi dhe ata vetë nuk duhet të lejojnë njerëzit që t'u afrohen. Gjithashtu, do të shtohet frekuenca e autobusëve, që të ketë çdo 4 minuta autobus. Njerëzit duhet të mësohen që nëse nuk hipin te një autobus sepse ka shumë njerëz brenda, do të vijë tjetri për 4 minuta."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shefja e Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, Vjollca Braho, është e prekur me COVID-19.

Organizata Freedom House me qendër në Uashington tha se demokracia në Shqipëri pësoi rënie gjatë vitit 2019, duke materializuar shqetësim

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar sot një tjetër mbledhje të jashtëzakonshme me mjete të komunikimit elektronik ku ka miratuar kë

Teksa vendi ynë po përballet me shifra në rritje të rasteve me koronavirus, qeveria shqiptare vendosi sot përdorimin e maskës/barrierën m

Përmes një postimi në Facebook, aeroporti i Rinasit ka njoftuar se do të ndalohen fluturimet me Vjenën nga data 16 korrik deri më 31 korr

Në fillimin e pandemisë në vendin tonë, të gjeje maskë mbrojtëse, doreza apo dezinfektant nëpër farmaci ishte një fat i madh!

"DurrësLajm" po publikon më poshtë listën e 10 pallateve dhe 1 shtese anësore të cilat pritet të shemben për shkak të dëmtimeve nga tërme

Këshilli Bashkiak i Durrësit do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik mesditën e kësaj të

Shënohen 4 viktima të tjera nga Covid-19 në vendin tonë duke e çuar numrin në total në 101.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.