Rikthimi i vizave për Shqipërinë? Ministria e Jashtme sqaron situatën

16/04/2019 - 20:54

Ministria e Jashtme e Shqipërisë e konsideron votimin në Parlamentin Hollandez për rikthimin e vizave si të lidhur me klimën elektorale.

Sipas ministrisë, Shqipëria është futur në agjendën e partive në garë për zgjedhjet ne Hollandë.

"Klima elektorale në Hollandë padyshim ka ndikimin e vet dhe edhe pse jemi të keqardhur për futjen e Shqipërisë ne agjendën e partive në garë, s'kemi asnjë dyshim në faktin se përtej horizontit të zgjedhjeve evropiane faktet do të prevalojnë mbi klishetë elektorale", thuhet në njoftimin e ministrise së Jashtme.

Pavarësisht votimit të Dhomës së Dytë të Përfaqësuesve në Parlamentin Hollandez për t’i kërkuar Bashkimit Evropian inicimin e procedurës për pezullimin përkohshëm të liberalizimit të vizave, ministria thotë se nuk ndryshojnë rregullat e lëvizjes drejt vendeve Shengen.

"Shtetasit shqiptarë do të vazhdojnë të lëvizin të lirë drejt vendeve shengen sipas praktikës të derisotme dhe duke plotësuar vetëm kushtet aktualisht në fuqi", thuhet në njoftim.

Sipas ministrisë, rezoluta e Parlamentit Hollandez nuk do te gjejë mbështetje në Komisionin Evropian.

"Gjithësesi është Komisioni Evropian që do të shqyrtonte kërkesën dhe do t'i jap përgjigje asaj. Duke gjykuar objektivisht, në bazë të fakteve dhe shifrave zyrtare, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është besimplotë se rezoluta në fjalë nuk mund të gjejë mbështetje në Komisionin Evropian, pasi asnjë nga kriteret që do të çonin në aplikimin e mekanizmit të pezullimit të përkohshëm nuk eshte plotësuar në rastin e Shqipërisë". 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet ditën e hënë, ku do të miratojë listën e kandidatëve për Prokurorin e ri të Përgjithshëm.

Anija shqiptare "Oriku" dhe ekuipazhi i saj që ndodhet me mision në detin Egje, ka shpëtuar në tre operacione të ndryshme 111 emigrantë.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka shpallur 12 vende të lira në Shërbimin Diplomatik shqiptar.

Këtë të shtunë, Shqipëria do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në zonat bregdetare dhe në zonat e ulëta, por vran

Gjykata e shpalli ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të pafajshëm për trafik droge dhe fajtor për shpërdorim detyre.

Në kuadër të “Javes Europiane të Lëvizjes”, Bashkia Shijak në bashkëpunim me kopshtet dhe shkollat zhvilluan aktivitete të ndryshme sensi

Bllokohet një anije ruse e ngarkuar me grurë në portin e Durrësit.

Fundjava me diell do t`i lërë vendin ditëve me reshje dhe temperatura të ulta.

Ditën e fundit të shtatorit, në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, të gjithë të interesuarit do të mund të ndjekin një spektakël nd