Rinas, shmanget tragjedia në avionin me 200 pasagjerë, kapet i dehur piloti i "Blue Panorama"

22/09/2018 - 17:25

Një tjetër incident ka ndodhur me kompaninë ajrore ”Blu Panorama”.  Report Tv dhe Shqiptarja.com zbulojnë se një pilot i kësaj kompanie është kapur i dehur nën efektet e alkoolit pak përpara se të hipte në bordin e avionit të cilin do ta pilotonte, paraditen e të shtunës. 

Report TV dhe Shqiptarja.com ekskluzivisht nga burime pranë aeroportit të Nënë Tereza kanë mësuar të gjithë dinamikën e kësaj ngjarje të rëndë dhe emrin e pilotit. Të njëjtat burime në kushtet e anonimatit kanë treguar se bëhet fjalë për pilotin Italian të Blue Panorama, Emilio Leone. Piloti i dehur është zbuluar nga punonjësit e kësaj linje ajrore të cilët kanë kërkuar ndihmën e policisë. Efektivët e komisariatit të Rinasit janë vënë në lëvizje pasi kanë marrë njoftimin duke i bërë testin e alkoolit pilotit Emilio Leone. Nga testi me paisjen Drager ai ka rezultuar alkooli në trupin e tij kapte vlerën e 0.32 % mbi normën e lejueshme.

Burime nga aeroporti thanë se avioni ishte gati për nisje me 200 pasagjerë në bord kur u zbulua se piloti ishte i dehur. Në të tilla kushte është anuluar menjëherë fluturimi për të pritur zëvendësimin e pilotit të dehur. Pikërisht ndërhyrja në kohë e policisë ka shmangur një situatë të paprecedentë në historinë e aviacionit shqiptar, kur një pilot është zbuluar se ka tentuar të pilotojë i dehur. Ndaj pilotit Italian Emilio Leone nuk është aplikuar masa a arrestit, kjo pasi nuk e parashikon ligji shqiptar, por vetëm i është ndaluar të fluturojë. Për rastin në fjalë janë njoftuar dhe pala italiane e cila e ka licensuar Emilio Leonen.

Të tilla ngjarje me pilotë të dehur janë shumë të rralla por nuk kanë munguar edhe në vende të ndryshme të botës. Më 21 janar 2018, policia britanike ka arritur të shmangë një tragjedi të mundshme pasi ka arrestuar një pilot avioni pasagjerësh. Ndalimi i tij erdhi pas konstatimit se ai do të niste udhëtimin në gjendje të dehur. Policia britanike ka shmangur një tragjedi ndërsa ka arrestuar pilotin e një avioni të “British Airways”, pak përpara nisjes nga aeroporti londinez i “Gatwick”, pasi personeli në bord dyshonte se ishte i dehur. Ekuipazhi ishte alarmuar, pasi kishte ndjerë armën e alkoolit, dhe në këtë situatë ka kërkuar ndihmë. Mjeti fluturues, një Boing 777 me 300 pasagjerë, duhej të nisej në orën 20:20 të premten për një udhëtim prej 11 orësh drejt Mauritius.

Zyrtari u prangos dhe u mor me vete, disa pasagjerë mbetën me gojë hapur, është e tmerrshme të mendosh se çfarë mund të kishte ndodhur”, tha një dëshmitar. Një zëdhënës i “British Airways” thekson se shoqëria po e shqyrton rastin me shumë seriozitet dhe po bashkëpunon me policinë.

“Siguria e klientëve tanë dhe ekuipazhit janë gjithmonë prioriteti jonë”, shton ai. Ndërkohë, avioni është nisur me gati 3 orë vonesë me një tjetër pilot. Ndërsa, piloti i arrestuar është një 49-vjeçar nga Londra.

Burimi: Shqiptarja.com

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme ka dhënë një mesazh para Asamblesë së Përgjithshme të prokurorëve, që do të mbahet të martën n

Nëpër rrjete sociale ka nisur të qarkullojë një njoftim se dhe studentët e UAMD-së do të zhvillojnë protestë mëngjesin e së martës në UAM

“Skandal pas skandali ka nisur historia e mandatit të dytë të qeverisë Rama”.

Paralajmërohet një protestë e ngjashme me atë të Kavajës, këtë herë në Durrës.

Pas skandalit të publikuar në lidhje me kompaninë Dunwell Haberman, e cila sipas Agjencisë së Prokruorimit publik thuhet se ka përfituar

Skandali i kompanisë fantazmë Dunwell Haberman, e cila u shpall fituese në tenderin për Unazën e re, merr përmasa edhe më të rënda, që im

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë reagoi sot në lidhje me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, se do të zbulonte disa të vërteta tronditëse si kundërpërgjigje, ndaj kryeministrit Edi Rama, ish-zv/mini

Në ditën e shtatë të protestës, studentët paralajmërojnë zhvillime të reja.

Është mbyllur edhe për sot protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit.