Ringjallet “këneta” në mes të Durrësit

26/04/2013 - 20:13

DURRES, 26 prill 2013 – Në një nga akset rrugore më të frekuentuara të qytetit të Durrësit, shumë pranë muzeut arkeologjik dhe shkollës 9 vjeçare “Vinçens Prendushi” ekziston prej vitesh një minikënetë, që për ironi të fatit të kujton ish simotrën e saj në periferi të qytetit bregdetar.

Gropa e themeleve të një pallati, që nisi të ndërtohej, punimet e të cilit më pas u ndërprenë, është kthyer në habitat zoologjik, ku kori i bretkosave të shoqëron në çdo orë të ditës.

Gropa të ngjan me moçalishtet e dikurshme dhe dhjetëra kanale të ujërave të zeza dhe të larta të mbuluar nga kallamishtet dhe mbeturinat urbane.

Uji i ndjenjur, që mbulon prej shumë kohe themelet e pallatit, është kthyer në shqetësim kryesor për banorët e lagjes nr.1 dhe qytetarët durrsakë që e frekuentojnë këtë zonë. Mbeturinat e shumta të grumbulluara në të janë bërë vatër për grumbullimin e insekteve, të cilat me rritjen e temperaturave të këtyre ditëve janë shtuar së tepërmi.

“Këneta” e improvizuar ndodhet në anën e djathtë të rrugës që të çon drejt Currilave, shumë pranë lokaleve të shumta që kanë betonizuar shëtitoren Taulantia.

Në pamundësi për t’i ofruar turistëve të huaj vizita në Muzeun Arkeologjik, i cili tashmë prej gati dy vjetësh qëndron i mbyllur në pritje të rikonstruksionit të pambarimtë, mesa duket strukturat përkatëse kanë menduar t’u ofrojnë të huajve një “sinfoni” bretkosash, një”ekskluzivitet” ky që mungon në qytetet turistike.    

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përmes një postimi në rrjete sociale, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përsëritur për të disatën herë që nga nisja e punimeve për rikonstru

Deputetja e Durrësit, Edlira Hyseni ka shprehur në rrjete sociale gëzimin e saj për shifrën rekord që iu akordua Shqipërisë në Konferencë

Bashkia e Durrësit ka publikuar në faqen zyrtare 8 pyetje dhe 8 përgjigje, ku synohet të sqarohen të gjitha pikëpyetjet e qytetarëve lidh

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen foli së bashku me kryeministrin Edi Rama pas përfundimit të Konferencës së Donator

Dera e apartamentit të Rakip dhe Dile Rekës qëndron gjithmonë hapur.

200 pacientë të vegjël në ditë kërkojnë ndihmën e bluzave të bardha në urgjencën pediatrike në Durrës.

Pas lirimit të dy ish- anëtarëve të bandës së Durrësit, Endrit Dokles dhe Sardian Sulejmanit, ILD ka filluar inspektimet në disa gjykata

Konferenca e Donatorëve në Bruksel ka mbledhur një shumë marramendëse për procesin e rindërtimit në Shqipëri, duke i kaluar të gjitha pri

Gjatë mbajtjes së seancës së dytë të Konferencës së Donatorëve në Bruksel, sa i takon procesit të rindërtimit në Shqipëri u bë me dijeni

Franca ka vendosur t’i dhurojë Shqipërisë 100 milionë euro për procesin e rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019.