Rinis transporti i parave nga Rinasi, në pistë edhe policia

20/05/2019 - 19:27

Afro një muaj e gjysmë pas grabitjes spektakolare në pistën e Rinasit, rinisin transfertat e parave të bankave të nivelit të dytë jashtë Shqipërisë. Ndryshe nga më herët ajo që bie në sy është se brenda pistës kanë hyrë punonjësit e policisë, të cilët janë të armatosur.

Prania e forcave të policisë brenda pistës, duket se është një nga masat shtesë të marra nga institucionet me qëllim për të shmangur ngjarje të tjera të rënda siç ishte ajo e 9 prillit, ku një grup kriminal i armatosur depërtoi brenda pistës duke marrë nga barku i një avioni miliona euro, që do të transportoheshin drejt Vjenës.

Më herët, policia qëndronte në rrethimin e jashtëm të aeroportit dhe reagonte vetëm kur sinjalizohej nga shoqëria private e sigurisë në Rinas. Në ngjarjen e fundit, policia pas sinjalizimit u vu në ndjekje të grabitësve, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i vrarë Admir Murataj, një personazh me rekorde kriminale në Greqi e Shqipëri në fushën e vjedhjes së bankave.

Pas megagrabitjes brenda aeroportit, që u konsiderua si cënim i sigurisë kombëtare, siguria e Rinasit është marrë në dorë nga ushtria. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama takoi në selinë e PS-së, shefen e Misionit të ODIHR, Adry Glover.

Kryeministri Edi Rama pritet të vijë sot në Durrës për të zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale për bashkinë e qytetit breg

Plazhi ka nisur, por një sërë kërkesash të reja të vendosura nga Ministria e Mjedisit, që kanë të bëjnë me krijimin e hartave të reja për

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka takuar ditën e sotme kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian D

Kolegji Zgjedhor shqyrton sot kërkesën e Idajet Beqirit, kreut të Partisë Uniteti Kombëtar i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të KQZ, i

Franca do të goditet nga një valë e nxehtë gjatë kësaj jave, me temperatura që parashikohen të shkojnë mbi 40 gradë Celsius.

Drejtori i Hekurudhave në Durrës, Ani Dyrmishi është thirrur Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen “339”, një pjesë e përgjimeve të s

Drejtori i burgut të Reçit, Gëzim Selimi është dorëhequr nga posti ditën e sotme.

Mbytet një pushues i moshës rreth 60 vjeç pranë Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrës.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar ashpër lidhur me takimet e fundit elektorale të socialistëve, të zhvilluara brenda amb