Rishikimi i buxhetit, policisë do t’i shtohen 500 efektivë

12/07/2020 - 18:51

500 efektivë të rinj do t’i shtohen strukturës së Policisë së Shtetit. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka miratuar ndryshime në buxhetin e vitit 2020, ku parashikohet se rritja e strukturës organike nuk parashikon kosto shtesë në buxhet.

Po ashtu në draft parashikohet një shtesë prej 40 milionë lekësh për Operacionin Forca e Ligjit, struktura e së cilës do të plotësohet me 87 efektivë.

Në rishikimin e tretë të Buxhetit të vitit 2020 fondet për Policinë e Shtetit llogariten në 21 miliardë lekë, me një rritje prej 1.4% në raport me atë të 2019.

Sipas këtij propozimi, numri në total i efektivëve shkon në rreth 11,500.

Nga ana e Ministrisë së Brendshme bëhet e ditur se pas shtimit të punonjësve të rinj, po shikohet mundësia se si do shpërndahen kapacitetet e policisë, burimet njerëzore si dhe teknikat e saj.

Pak kohë më parë ishte vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj që evidentoi mungesën në burimet njerëzore.

Nga Saranda ai i bëri thirrje qytetarëve nga zonat minoritare të bëhen pjesë e strukturës së policisë.

Shtimi i numrit të punonjësve të policisë vjen në një kohë që procesi i vlerësimit kalimtar të tyre ka ngecur.

Prej më shumë se një muaji ky proces është pezulluar ndërsa ndryshimet e reja që u kërkuan nga Ministria e Brendshme nuk u miratuan nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Sipas presidencës, ligji iu kthye parlamentit me argumentimin se është miratuar në mënyrë të nxituar dhe krijon hapësira për keqpërdorimin e efektivëve në proceset zgjedhore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Aleks Nikolli.

Federata Shqiptare e Aeronautikës ka reaguar pas ngjarjes së një dite më parë, kur një pilot 39-vjeçar u rrëzua gjatë hedhjes me parashut

Kishte një konflikt familjar, por pas sinjalizimit të policisë, një 59-vjeçar e pëson sepse uniformat blu gjetën në banesë e tij disa doz

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura në rritje, ndërsa në zonat malore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund t

Durrësi është renditur në vitin 2020 në qarkun e dytë më të madh në vend, pas Tiranës, duke ia kaluar në këtë mënyrë Fierit, që deri tani

Gjatë kësaj të diele, janë evidentuar 34 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëve iu është pezullua

Këshilli Bashkiak Durrës pritet të marrë nesër (e hënë 10 gusht) në mbledhjen tjetër jashtë radhe, edhe 4 vendime të tjera rë rëndësishme

Sezoni veror dhe ardhja e emigrantëve ka shtuar tentativat në pikat kufitare të vendit për të kaluar para të cilat nuk deklarohen.

Ministria e Shëndetësisë në daljen e sotme publike njoftoi se 6 persona kanë humbur jetën nga Covid në 24 orët e fundit. 

Gjatë orëve të natës, Këshilli i Ministrave i qeverisë Conte ka miratuar një dekret të ri përsa i përket masave të ruajtjes së shëndetit