Risia/ Patentat tani do të merren për vetëm 30 minuta pas aplikimit (FOTO)

13/08/2019 - 09:36

Lëshimi i kartonit të lejes së drejtimit të automjeteve (Patenta) do të realizohet vetëm në 30 minuta. Blendi Gonxhja, drejtues i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), deklaron se kartoni do të merret në të njëjtën ditë që aplikuesi bën kërkesën.

“Personalizimi/Lëshimi i kartonit të ri të LejeDrejtimit (Patenta) nga 15 gushti do realizohet në vetëm 30 minuta! Aplikon për kartonin, dublikat, rinovim apo hera e parë pasi ke marrë provimet? Nuk tallemi – e merr po atë ditë, pa ardhur 2 herë”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR-së

Asnjë tarifë ekstra nuk do të shtohet për këtë shërbim.

“Risia starton me Tiranën që lëshon ~45% e nr total! (kjo do ndihmojë që edhe me qytetet e tjera të ulim shpejt kohën!) Paisjet e reja dhe sistemi eDM i gjithëpërditësuar, investime strategjike e të konsiderueshme të DPSHTRR, shpejtojnë shërbimin për qytetarin!Në Nëntor 2018 ky proces vononte 15 ditë! Punuam, zhvilluam, programuam dhe riinvestuam nga të ardhurat që sot Tirana të shërbehet 720 herë më shpejt se 8 muaj më parë! Në 2018-ën dy muaj u bllokua fare prodhimi, nuk kishte prokate, u bë torturë për qytetarët! Në 2019-n deri sot asnjë ditë bllokim shërbimi! As mik, as bakshishe, jo privilegj, por e drejtë për të gjithë”, thotë drejtori i DPSHTRR.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

"News24" ka siguruar videot e kamerave të sigurisë të lokalit ku ndodhej mesditën e 9 prillit, pejani Ragip Hajdini, një prej të dyshuarv

Drejtoria e Burgjeve i ka miratuar lejen Kostandin Xhuvanit për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së babait të tij, Gjergj Xhuvan

Shqiptari Petrit Likaj ka pranuar vrasjen e vajzës së tij 20-vjeçare, Sabrinës, ngjarje e ndodhur në muajin korrik në qytetin Adelaide në

Ambasada e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një video, ku tregon mënyrën se si do të funksionojë Struktura e Pos

Mbi 139 mijë udhëtarë me afro 34 mijë autovetura kanë shfrytëzuar tragetet e linjës nga porti i Durrësit gjatë periudhës 1 - 15 gusht 201

Sipas MeteoAlb, orët e paradites mbeten në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin, përjashtuar zonat veriore ku do të ketë vra

Dhuna ndaj turistëve spanjollë dhe video me pamje si në filmat aksion ku pronari i lokalit “Panorma” në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima ka

Është liruar nga burgu kreu i FRPD-së, Arvit Bushati, pasi dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike protestuan para komisariatit të pol

Nëse mendoni se i nxehti ekstrem kaloi, gaboheni! Kjo javë do të rikthejë temperaturat përvëluese.

Dy turistet e humbura në Alpet shqiptare janë gjetur.