Risia që sjellin studentët e UAMD (VIDEO)

27/02/2020 - 19:38

Në prill të vitit të kaluar Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës (UAMD) inauguroi dy investime të mëdha të bëra në fushën e Multimedias & TV Digjital, laboratorin bashkëkohor të Multimedias dhe studion audio-vizive. Investimet e ndërmarra ishin në kuadër të projektit Erasmus+: “Zhvillimi dhe zbatimi i kurrikulës së Multimedias dhe TV Digjital”.

Me inaugurimin e laboratorëve nisën dhe trajnimet për stafin akademik dhe studentët mbi përdorimin e pajisjeve në laborator. Gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar as leksionet e hapura me profesionistë të fushës, të cilët kanë ndarë me studentët përvojat e tyre. Studio audio-vizive është dizenjuar jo vetëm për qëllim edukimi, por edhe për prodhim dhe transmetim të produksioneve audio-vizuale.

Me mbështetjen e stafit të universitetit dhe infrastrukturës lehtësuese një grup studentësh kanë nisur të transmetojnë në platformën e youtube emisionin e tyre të pare Podcast të quajtur 4thTalk. Ky emision ka si qëllim t’i mësojë ata të aftësohen në produksion dhe postproduksion. Sipas studentëve e veçanta e këtij emisionin është fokusi tek të simoshatarët e tyre, pra është një emision nga studentët për studentët.

Vetë studentët shkruajnë skenarin, bëjnë xhirimet në terren ose në studio, më pas montazhin i cili mbledh të gjitha materialet dhe brenda një jave emisioni është gati për transmetim.

Ditën e shtunë në orën 18:00, në laptop apo smartphone-n tuaj, na ndiqni në YouTube!

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një avion që do të niset më 1 Prill nga Londra, do të riatdhesojë shqiptarët e mbetur atje dhe duket se ky do të jetë fluturimi i fundit

Për të dytën ditë radhazi, tregu agro-ushqimor i qytetit të Durrësit iu nënshtrua dezinfektimit të plotë.

Ministri Arben Ahmetaj është shprehur se nesër fillojnë aplikimet për të përfituar nga paketa e ndihmës ekonomike e miratuar për të përba

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se 5 pacientë të tjerë, nga Tirana, Fieri dhe Kavaja janë shëruar nga

Kishte 16 ditë në terapi intensive në infektivin e Tiranës, por nuk mundi të mbijetojë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se gjatë gjithë periudhës së COVID-19 në Shqipëri, do të ketë një lexim të ri

Në kohën e koronavirusit, të bësh biznes është një sipërmarrje e vështirë, pasi problematikat janë të shumta.

Një tjetër lajm i hidhur vjen këtë pasdite nga Spitali Infektiv.

Zv.ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Vasilika Vjero ka shpjeguar se cilët do të përfitojnë nga paketa e qeverisë në lidhje me situatën