Vijon operacioni policor i koduar “RODONI”,  për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve. Policia e Durrësit ka kapur dhe ndaluar një prej personave të shpallur në kërkim gjatë operacionit.

Bëhet fjalë për shtetasin: A.R., 32 vjeç, banues në Katund i Ri, Sukth, Durrës, i cili ka qenë në rolin e përfituesit

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale", e kryer në bashkëpunim.

Më herët gjatë operacionit u arrestuan 18 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë, mes të cilëve ish-drejtues të Hipotekës dhe zyrtarë të Kadastrës në Durrës.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon operacioni policor i  koduar “RODONI”,  për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve

Kapet dhe ndalohet një prej  personave të shpallur në kërkim gjatë operacionit.

Më herët  gjatë operacionit u arrestuan 18 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë

Në vijim të operacionit policor të koduar Rodoni, Specialistët për Hetimin e Krimit  Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës, kapën dhe ndaluan  shtetasin: A.R., 32 vjeç, banues në Katund i Ri, Sukth, Durrës.

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale " Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, e kryer në bashkëpunim.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.