“Rrebeshe shiu më 22-26 janar”, Paralajmërohen prefektët dhe bashkitë: Merrni masa, mund të ketë përmbytje

19/01/2021 - 13:00

IGJEUM dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikojnë reshje intensive shiu prej datës 22 deri më 26 janar në të gjithë territorin e vendit.

Bazuar në këto të dhëna Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në Ministrinë e Mbrojtjes, ka paralajmëruar bashkitë dhe prefekturat të marrin masat në mënyrë që kjo situatë të mos i gjejë të papërgatitur.

Sipas informacioneve të IGJEUM dhe SHMU intensiteti i reshjeve pritet të shkojë deri në 230mm/24 orë në zona të caktuara, si Qarqet veriore Shkodër, Kukës, Dibër, pa përjashtuar qarqet e tjera.

“Duke qenë se këto reshje, mund të ndikojnë në rritjen e nivelit të lumenjve kryesorë si Drini, Mati, Shkumbini, Vjosa, Semani dhe në veçanti të baseneve të Drinit, me pasoja të mundshme në përmbytje, me qëllim ruajtjen e jetës dhe pronës së popullatës, gjësë së gjallë, objekteve të rëndësisë së veçantë, mjedisit dhe trashëgimisë kulturore, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kërkon nga pushteti vendor intensifikimin e punës për vënien në gatishmëri të strukturave operacionale vendore dhe qendrore.

Po ashtu AKMC sugjeron marrjen e masave nga strukturat përgjegjëse për planifikimin dhe parapërgatitjen duke parashikuar, në rast se do të jetë e nevojshme, evakuimin dhe akomodimin e personave, si dhe të gjësë së gjallë.

Në shkresën dërguar këtyre institucioneve vendore AKMC u kërkon gjithashtu të organizojnë dhe të drejtojnë punën për inspektimin në vend të gjendjes së objekteve të infrastrukturës, të mjedisit, të gatishmërisë teknike të mjeteve, si dhe gjendjen e rezervave për të përballuar situatat që mund të krijohen”, thuhet në reagim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për tenderin e ushqimeve të bërë nga Ministria e Mbrojtjes gja

Policia e Shteti ka ndëshkuar me masë administrative gjatë fundjavës 2953 shtetas që nuk kanë zbatuar masat anticovid, 2923 prej tyre për

Shumë shpejt fushata e vaksinimit për Covid-19 nis edhe në Durrës.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi në takimin e zhvilluar me kampionin e Ballkanit, atletin Izmir Smajlaj, nënvizon se a

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe paraqitur kërkesë për dërgimin në gjyq gjqyta

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi mesditën e djshme në autostradën Vlorë-Fier.

Arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet këtë të hënë për të diskutuar masat kundër përhapjes së pandemisë së Covid-19.

Sipas MeteoAlb, kthjellimet do të dominojnë në vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës së hënë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve te fundit janë kryer 3805 testime per persona te dyshuar me Covi