I ftuar në emisionin “KAPITAL” në Vizion Plus, ndër të tjera gazetari Artan Hoxha shpreh shqetësim se përse opozita denoncon në mënyre të njëanshme bandat që, sipas tij, mbështesin qeverinë dhe nuk denoncon bandat rivale që janë politikisht pranë asaj.

“Pse nuk e përmend opozita bandën e Kirasit, rivalen e bandës së Dobraçit (Bajri) në Shkodër. Është kryetar i një partie politike ai që dominon Kirasin, është aleat i opozitës”, tha Hoxha.

“E njëjta gjë edhe në Elbasan, opozita denoncon Celajt, po pse nuk denoncon Capjet që kanë vrarë 4 punonjës policie në 15 vitet e fundit? Pse nuk i përmendin? Mua më shqetëson përdorimi politik i situatës kriminale. Krimi i organizuar nuk ka ngjyrëe, ai çan dhe penetron atje ku gjen hapësire”, vijoi ai.

Gazetari rrëfeu se një nder 4 personat e zhdukur së fundmi në qytetin e Vlorës është një skafist që ka udhëtuar 7 herë duke transportuar qindra kg cannabis drejt Italisë.

“Ka shkuar të marrë pagesën prej 200 mijë eurosh për punën që ka bërë dhe aty është zhdukur. Quhet Mario Metushaj. Nuk dihet se ku ka përfunduar”.

Për Shullazin

“Ka qenë në aktivitet edhe para 2005. Ka qenë edhe në burg në ato kohë. Kur ka ardhur PD në pushtet është akuzuar se kërcënoi dy deputetë të PS-së, Vasilika Hysin dhe Besnik Baren në një takim elektoral, me armë. Dikur mbështeste kandidatët e PD-së, më vonë ka bërë të kundërtën. Krimi i organizuar nuk ka bindje politike”

Për Klement Balilin

“Nuk më rezulton të jetë ai Pablo Escobar i Ballkanit. Të tillë janë ata që merren me kokainë dhe jo me cannabis. Nuk janë të Balilit 613 kg kokainë të kapura. Nuk me rezulton të jetë ai personi me i rrezikshëm apo bossi më i madh i drogës.”

Guxim i çartur?

Si e merr guximin Artan Hoxha të denoncojë gjithnjë me emra njerëz dhe banda të rrezikshme? Është trim i çartur, apo ndihet i fuqishëm prej informacionit që zotëron?

“Kam zgjedhur të bëj këtë profesion për të përmirësuar jetën time dhe të familjes time. Nuk jam i mandatuar nga askush, por kështu më pëlqen. Sa për rreziqet, jam i ndërgjegjshëm. Une nuk dal kurrë me të njejtën makinë nga banesa. E di mirë se me kë kam të bëj. Kjo është jeta që kam zgjedhur të bëj”, thotë ai.