Rregulla të reja për importin e makinave

13/01/2018 - 12:56

Në 6 mujorin e parë të vitit 2018 pritet të hyjnë në fuqi rregullat e reja për importin e mjeteve në vendin tonë. Sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi do të lejohet vetëm importi i mjeteve motorrike të cilat plotësojnë standartet Euro 4, 5 dhe 6 të shkarkimeve në ajër.

Klosi ka theksuar më herët se është e patolerueshme që të vazhdojë futja e automjeteve të vjetëruara të cilat ndosin mjedisin duke ndikuar direkt në shëndetin e qytetarëve. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në kuadër të mbrojtjes së mjedisit si pjesë e nismës së ndërmarrë së fundmi, është ndalur edhe tek rëndësia e përmirësimit të cilësisë së karburantit një kërkesë kjo e hershme e bizneseve.

Ndërsa për makinat e vjetra të cilat janë në përdorim sipas ministrit duhet të ndërhyhet për të arritur standardin euro 3 të shkarkimeve në ajër.

Aktualisht në vendin tonë janë 560 mijë automjete me një jetëgjatësi mbi 20 vite ku 80% e tyre rezultojnë ndotëse për mjedisin. Sipas ISHP ndotja e mjedisit vitet e fundit është bërë shkak i mbi 40 mijë lloje sëmundjesh ku pjesa më e madhe janë rrezik serioz për jetën e qytetarëve./Scan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

16 anije të mëdha turistike parashikohet të mbërrijnë në sezonet turistike 2019-2020 në portin e Durrësit.

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike me policinë protesta e banorëve të zonës së ‘Astirit’ në kryeqytet.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Vendor në bashkinë Durrës, nën drejtimin e zotit Ardian Halili, i emëruar kohët e fundit në 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjen e zgjedhjeve vendore me dy anëtarë mangut.

Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhës Shqiptare, Ani Dyrmishi, ka reaguar sërish për pakon e dyshimtë, me lëndë artizanale që u gjet mëngj

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka një thirrje për banorët e Astirit që preken nga ndërtimi i Unazës së Re.

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Moti i keq që me reshje bore dhe erë të fortë kryesisht në zonat malore, ka shkaktuar defekte në rrjetin elektrik të shpërndarjes, duke l

Policia Kufitare në Durrës shton masat për parandalimin dhe goditjen e kalimit të paligjshëm të kufirit, si edhe në drejtim të forcimit t

Drejtori i Hekurudhave në Durrës, Ani Dyrmishi, në një lidhje telefonike për “DurrësLajm” ka shpjeguar ngjarjen e ditës