Rregullat dhe oraret e reja për kalimet në Greqi, policia jep detaje

06/08/2020 - 19:04

Ashtu sikurse mediat dhe autoritetet greke kishin njoftuar, pikat e kalimit kufitar me Shqipërinë do t’u nënshtrohen rregullave dhe orareve të reja te vendosura për shkak të pandemisë.

Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit jep detaje mbi këtë vendim të palës greke.

“Autoritetet policore greke, njoftojnë se duke filluar nga mbrëmja e sotme e në vijim, nga ora 22:00 deri në orën 06:00, Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë. Pikat e kalimit do të jenë të hapur për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00. Policia e Shtetit fton qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit që Pikat e Kalimit janë të mbyllura pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare  që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar. Gjithashtu Policia e Shtetit njofton qytetarët se duke filluar nga data 16 Gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë, do të karatinohen për 7 ditë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu policia saktëson edhe kategoritë e qyterarëve që mund të lëvizin përmes kufirit në oraret e përcaktuara.

“Lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese. Shtetas të B.E-së apo me leje qëndrimi në vendet e B.E-së dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet të hyjnë nëpërmjet P.K.K. Kakavije dhe Kapshticë për në Greqi. Policia e Shtetit apelon që të gjithë qytetarët të ndjekin udhëzimet e autoriteve për lëvizjet në kufi si dhe të respektojnë me rigorozitet masat mbrojtëse me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, bën me dije njoftimi. Kujtojmë se gjatë muajit gusht, një pjesë e mirë e qytetarëve shqiptarë të cilët posedojnë dokumenta greke kthehen për pushime në Shqipëri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aeroporti i Tiranës ka publikuar listën e 23 fluturimeve që janë konfirmuar për nesër, 28 shtator 2020.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Ambasada shqiptare në Athinë njofton se do të shkurtojë periudhën e pajisjes me pasaportë për emigrantët shqiptarë në Greqi, ndryshe nga

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për pedagogun e Shkencave Humane në Korçë, Alket Dino, i cili akuzohet për mitmarrje

Bombula e gazit është bërë shkaktare për shkrumbimin e një apartamenti në lagjen nr.17, pranë stacionit të trenit në Durrës.

Gjatë kontrolleve të policisë rrugore në aksin rrugor Elbasan-Tiranë në zonën e Saukut, janë evidentuar shoferë duke qarkulluar me shpejt

Ditën e sotme vendi jonë do të alternohet me kthjellime dhe vranësira gjatë paradites, duke sjellë herë pas herë shira të izoluar.

Votat për referendumin mbi shkurtimin e numrit e deputetëve dhe senatorëve kanë përfunduar për gati një javë, ku “Po”-ja fitoi bindshëm.

Covid-19 ishte shkak pse gazetari Erjon Skëndaj, mungoi për një kohë të gjatë në kronikat informative, apo lidhjet e drejtpërdrejta në Ne

Ambasadorët e BE në ditën Europiane të Gjuhëve i janë drejtuar me një mesazh qytetarëve të Shqipërisë për të respektuar masat ndaj COVID-