Rrëmbimi i Jan Prengës/ Gjykata e Posaçme merr në dorë rivlerësimin për masat e sigurisë ndaj të arrestuarëve

20/02/2020 - 12:22

Gjykata e Posaçme do të marrë në dorë edhe një herë emrat e të arrestuarve për pengmarrjen e Jan Prengës në Kamzës, për të bërë rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj tyre.

Kjo vjen për shkak se Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencë për çështjen e rrëmbimit të Jan Prengës, pasi kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal dhe kompetencat i ka SPAK, për të vijuar hetimet. Tashmë prokurorët që po merren me dosjen janë Altin Dumani dhe Behar Dibra.

Deri më tani për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Jan Prengës janë arrestuar 5 persona, ndërsa trupi i viktimës ende nuk është gjetur edhe pse kanë kaluar më shumë se një muaj.

Kujtojmë se më parë Gjykata e Tiranes ka dhënë masën e sigurisë për 5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, konkretisht:

  • -Bajram Hajti 64 vjeç arrest me burg pa afat
  • -Leonard Hajri 36 vjeç arrest me burg pa afat
  • -Olsi Turja 36 vjeç arrest me burg pa afat
  • -Elton Hajri 32 vjeç arrest me burg pa afat
  • -Festim Bexhdili arrest me burg pa afat, të gjithë banues në Shijak.

Këta persona akuzohen për “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Sipas asaj që deklaron policia dhe prokuroria, këta persona së bashku me Altin Hajrin, pronari i kompleksit ‘Golden’ në Shijak ku vdiq Jan Prenga mendohet se kanë ekzekutuar  urdhrin nga “kokat” e bandës që kishin porositur rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz më 17 janar të këtij viti. Shkaku i kësaj ngjarje zanafillën e ka pasur në Angli, pasi vëllai i Jan Prengës Astrit Prenga mbante peng në Angli një sasi prej 278 kg kokainë dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar. Ky i fundit është ndodhet i arrestuar në Angli.

Ka dyshime të forta se porosia për rrëmbimin e Jan Prengës më 17 janar në Kamëz, është dhënë nga Dritan Rexhepi nga Vlora, i cili është person në kërkim për vrasjen e dy efektivëve të policisë në Shqipëri, ndërkohë që aktualisht ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Quito të Ekuadorit, për trafik droge.

Deri më tani në kërkim për rrëmbimin e Jan Prengës janë shpallur në kërkim disa persona, ku tre prej tyre janë Gentian Doçi, Altin Hajri dhe Dritan Rexhepi. /Top Channel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme me anë të një njoftimi në Facebook ka njoftuar se janë riatdhesuar të gjitha rastet emergjente,

Edhe pse në një situatë krize nga pandemia, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vijon të punojë, tashmë nga shtëpia.

Gjatë 24 orëve të fundit në Lezhë janë konfirmuar dy raste të reja me covid 19.

Është vetëdorëzuar në polici ish-kreu i Aluiznit Durrës, Flamur Gjuzi.

*Me gazetat e mbyllura, redaksitë televizive të përgjysmuara dhe reklamat në pikiatë, kriza e koronavirusit rrezikon të lërë

Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës, Seid Kërtusha, përmes një statusi në rrjete sociale, fton opinionistët, gazetarët dhe drejtues

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësira

I pyetur sonte në 'Open' në Top Channel, administratori i OSHEE-së Adrian Çela dha detaje mbi kategoritë dhe numrin e përfituesve prej ve

Konfirmohen edhe 3 raste të tjera me Covid-19 në Elbasan rezultojnë pozitive nëna 52 vjeçe dhe 2 vajzat përkatësisht 22 dhe 25 vjeçe.

Vetëm pak momente para lidhjes direkte për emisionin “Vizioni i Pasdites” këngëtari Gëzim Nika tregoi se përmes një video zbuloi humbjen