Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në qarkun e Dibrës. Mësohet se si pasojë e tyre ka pasur rrëshqitje dherash, ndërsa raportohet se rruga Peshkopi-Kukës është bllokuar.

Rrëshqitja e dherave dhe gurëve raportohet të ketë ndodhur në vendin e quajtur “Shumak” çka ka shkaktuar izolimin e 20 fshatrave, në njësinë Sllove dhe në kalanë e Dodës.

Po ashtu raportohet se shumë zona janë pa energji elektrike që prej natës së mbrëmshme.