Reshjet e shiut që përfshinë qytetin e Durrësit mbrëmjen e kaluar, kanë shkaktuar pasoja në rrugët e qytetit.

Konkretisht në zonën e Currilave, ku për shkak të rrëshkitjes së dherave të kodrës, balta ka pushtuar rrugën.

Ky problem shqetësues sidomos për banorët, vijon prej kohësh për këtë zonë pasi Kodër Vila prej disa vitesh vuan pasojat e erozionit dhe përbërja e saj argjilore ka sjellë shkarje dherash.