Rrëshqitjet e dherave, Dako: Nuk kemi asnjë investim për Kodrën e Currilave (VIDEO)

18/01/2018 - 17:07

Kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako për herë të parë ka folur për investimin e kryer disa vite më parë me iniciativë të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Në Kodër Vilë u investuan rreth 2.3 milionë euro për rehabilitimin e kodrës me mbjelljen e pemëve dhe vendosjen e rrjetave të telit, si dhe ndërtimin e një shëtitoreje e cila përshkonte të gjithë këtë zonë. 

Por ky investim nuk ishte jetë gjatë, pasi pa mbushur një vit, rrëshqitjet e dherave e prishën të gjithë strukturën e tarracimeve dhe të disiplinimit të ujrave, rrëshqitjet e dherave dëmtuan në mënyrë të pariparueshme shtratin e shëtitores por edhe muret mbajtëse dhe gjithçka tjetër. 

Kreu i bashkisë së Durrësit para gazetarëve tha se bashkia nuk do të financojë rehabilitimin e Kodrës por vetëm do ta mirëmbajë atë. "Kodra ka një sipërfaqe prej mijëra metrash katrorë dhe nga studimi i fizibilitetit rezulton se duhen 30 euro për metër katrorë për rehabilitimin e saj. Vlera e rehabilitimit është shumë e madhe e nuk ja vlen të investojmë për Kodër Vilën e cila ka terren të rrëshqitshëm," tha Dako. 

"Bashkia e Durrësit nuk ka parashikuar asnjë investim për kodrën e Currilave për vitin 2018 sepse është i kushtueshëm. Investimi i kryer pak vite më parë ishte vetëm një zgjidhje për momentin. Rehabilitimi i kodrës së Currilave është shumë i kushtueshëm," e mbylli fjalën e tij Dako.

Dako dhe Koka për një kohë të gjatë ndërmjet tyre patën një “luftë” jo të heshtur që duket se është mbyllur pas zgjedhjeve të 2017. 

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas MeteoAlb, orët e paradites së kësaj të marte do dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta, po

Në studion e emisionit “Opinion” gazetarja Klodiana Lala ka lexuar një fragment nga dosja në ngarkim të personave të bandës së Avdylajve.

Ambasada Amerikane në Tiranë u ka dhënë një këshillë të gjithë atyre që kanë aplikuar për Lotarinë.

Me ftesë të kreut të shtetit austriak, Alexander Van der Bellen, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u nis këtë të hënë për një vizitë sht

Policia e Shtetit ka publikuar sot listën me fituesit e fazës së parë për “Patrullë e Përgjithshme” që do të kalojnë në testin fizik.

Në zonën e ish-Kënetës apo "Durrësin e Ri", është ngritur një zyrë e Policisë së Shtetit, për t’i ardhur në ndihmë banorëve të njësisë ad

Drejtori i Patentave, Arben Isaraj, ka dhënë dorëheqjen pas arrestimit të vëllait të tij për trafik narkotikësh.

Të gjithë ata që nuk i kanë plotësuar vitet e punës me kontribute për të përfituar pension, tashmë kanë një zgjidhje.