Rreziku për fëmijët që flenë vonë

18/02/2020 - 13:44

Një studim i ri ka zbuluar se rreziku për obezitet tek fëmijët rritet kur flenë gjumë vonë. Megjithatë kërkuesit thonë se prindërit nuk duhet të nxitojnë që t’i vendosin fëmijët, sidomos parashkollorët, në gjumë herët.

Në vend të kësaj mamatë dhe baballarët duhet të fokusohen në mbajtjen e një rutine për vaktet e ushqimit dhe orarin e gjumit.

Ky studim u publikua të martën në Institutin Karolinska në Suedi. Kërkimi është pjesë e një studimi të gjerë mbi obezitetin dhe u përqendrua tek 107 fëmijë në Suedi, 64 prej të cilëve kishin një prind obez.

Kërkimi monitoroi peshën e secilit fëmijë, gjatësinë dhe belin që nga mosha njëvjeçare deri në gjashtë vjeç. Të gjithë fëmijët kishin masa të njëjta trupore kur nisën studimin. Gjumi u mat për shtatë ditë rresht çdo vit.

Në fund u zbulua se fëmijët të cilët flenë vonë, pas orës 21:00, kishin bel më të gjerë dhe indeks më të lartë të masës së trupit, shkruan tvklan.al.

“Ky ishte faktor i rëndësishëm. Lidhet me rritjen e peshës. Sidoqoftë shikojmë se nuk është lidhja e vetme”, tha drejtuesi i studimit Claude Marcus.

Marcus sugjeroi që gjumi pas orës 21:00 është rrezik i shtuar për obezitetin. Ai shtoi se kjo lidhet edhe me kohëzgjatjen që fëmijët kalojnë në ekrane, ushtrimet fizike dhe zakonet shëndetësore që ka një familje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nënë Veziko nga Vlora la Spitalin Infektiv, së bashku me tre anëtarët e saj të familjes, pasi fituan luftën me koronavirusin.

Sot grupi i këngëtarëve që i janë bashkuar "Koncertit në karantinë" ishte në hapësirën mes pallateve në rrugën “Taulantia”.

Shkodra është vatra më e nxehtë e përhapjes së koronavirusit pas Tiranës.

Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama vendosi masën drastike për të bllokuar totalisht kufirin duke mos lejuar askënd që të hyjë në sht

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka reaguar pak minuta më parë përmes një statusi në Facebook për deklaratën e ish-drejtorit të Agjencisë

Shtohet numri i viktimave nga COVID-19, duke arritur në 21 persona.

Veliera superluksoze 88 metra e gjatë, “Maltese Falcon” mbërriti mesnatën e së enjtes në ujërat përballë portit të Durrësit duke pritur z

Shijaku deri më tani ka qenë jashtë hartës së bashkive të Shqipërisë që kanë regjistruar raste personash të prekur nga koronavirusi.