Një tjetër palmë është rrëzuar sot nga era e fortë, ekzaktësisht në vendin ku u rrëzua palma disa ditë më parë në sheshin pranë bustit të Azem Hajdarit.

Fatmirësisht këtë radhë kalimtarët kanë shpëtuar pa lëndime.

“DurrësLajm” ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë kapur momentin që palma e mbjellë katër vjet më parë rrëzohet në trotuar.

Palma e rrëzuar është në vijimësi të palmës që u rrëzua pak ditë më parë në të njëjtin vend dhe plagosi dy kalimtarë të rastësishëm.

Menjëherë sapo palma është rrëzuar, ka ndërhyrë shërbimi komunal, i cili bëri të mundur prerjen dhe largimin e pemës së këputur nga trotuari.