Rriten kontrollet në Durrës/ 3 në pranga dhe 3 në kërkim për drogë, armë e makina të vjedhura

25/09/2020 - 09:59

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe shpallen në kërkim policor 3 të tjerë.

Sekuestrohen 3 armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike dhe 2 automjete.

Në kuadër të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë vijuar me kontrollet në të gjithë qarkun e Durrësit.

Kapet 42-vjeçari me pistoletë "Luger" në Durrës

Në vijim të kontrolleve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 42, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, në çantën e dorës, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë "Luger".

Arrestohet babai, në kërkim 3 djemtë - Kultivonin kanabis në Krujë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 58 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim policor djemtë e tij, shtetasit T. (E.) L., 35 vjeç, D.(Y.) L., 37 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, banues në Thumanë. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. L., në një magazinë të cilën e kishte përshtatur me llamba për kultivim të bimëve narkotike, u konstatuan kubikë të kultivuar me fara të dyshuara cannabis sativa, 1 kallashnikov, municion luftarak, 1 armë gjahu dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

Kapet me makinë të vjedhur dhe 1 kg kanabis

Nga specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi P. L., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin po lëvizte (të cilin e kishte marrë me qira), iu gjetën 2 palë çelësa mjetesh, ku njëri prej tyre i përkiste një mjeti të vjedhur, i cili rezultoi se ishte i vjedhur në Lushnjë më datë 09.09.2020 dhe u gjend i parkuar në afërsi të banesës së këtij shtetasi. Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gazetari shqiptar i emisionit italian, "Le Iene", Taulant Kopliku ka dhënë një lajm të mirë se autoritetet e kampit Roj, në Siri kanë gje

Territori shqiptar këtë të shtunë mbetet në prezencë të kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në Ultësirën Perëndimore.

Një tjetër ligjvënës është infektuar me Covid-19.

Ditën e sotme, 30 tetor 2020 ka mbyllur sytë ish-drejtoresha e NISh-Cigares Durrës "Telat Noga", inxhinierja kimiste Ylfete Laçi, 76 vjeç

Zija Alhysa, kryetar i Konfederatës së Sindikatave në Durrës në një lidhje online në ABC News, denoncoi përsëri mungesën e tamponëve, në

Edi Rama ka autorizuar Klodian Zoton për trajtimin e inerteve të objekteve të shembura nga tërmeti në Durrës.

Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-elektriçisti i spitalit të Durrësit Bilal Luku.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka pranuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, për të lejuar që javën e parë të nisjes së

Ministria e Shëndetësisë ka informuar për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në s

Ambasada shqiptare në Turqi ka reaguar pas tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 6.9 ballë, që preku një sërë qytetesh turke.