Studentët e fakulteteve kryesore në vend, konkretisht të Juridikut, Ekonomikut, Inxhinierisë dhe Arkitekturës vijojnë ngujimin në fakultetet përkatëse.

Studentët e Inxhinierisë thonë se policia private po i dhunon dhe provokon. Studentët thonë se ka policë civilë në ambientet e fakultetit dhe nuk lejojnë studentët të hyjnë dhe të dalin.

Sakaq në fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikes, studentët shprehen se janë provokuar dhe dhunuar nga shefi i sigurisë private.

Studentët tonë se policia private ka mbyllur me zinxhir hekuri dyert e fakultetit duke lënë brenda pa ushqime dhe pa ujë rreth 50 studente.

Studentët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre si dhe shtyrjen e sezonit të provimeve. Ata shprehen se nuk tërhiqen edhe pse policia ka tentuar t’i nxjerrë me forcë nga ambientet e fakulteteve. /BW