Rritet bilanci i personave të lënduar në Durrës nga tërmetet e frikshme të rëna pasditen e sotme.

Sipas të dhënave të fundit, 31 janë plagosur në Durrës, nga të cilët 21 kanë shfaqur panik dhe probleme shëndetësore, ndërsa 10 të tjerë kanë pësuar faktura.

Mësohet se Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është nisur drejt Durrësit, ku pritet të zhvillojë një takim në spitalin rajonal të qytetit rreth orës 19:30.