Shkon në 104 numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit, edhe tre qytetarë të tjerë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me koronavirusin.

“Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv, ku në 24 orët e fundit ka humbur jetën një 44 vjeçare nga Tirana, prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, perveç obezitetit.

Nuk e kanë fituar betejën edhe dy qytetarë, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.”, tha në një dalje për mediat dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.