Rritet numri i familjeve të dëmtuara nga tërmeti në Durrës që do të përfitojnë bonus qiraje. Këshilli Bashkiak ka miratuar pasditen e sotme në unanimitet rritjen e numrit nga 660 familje që ishte miratuar në mbledhjen e kaluar në 1310 familje.

Gjithsesi nuk dihen ende nëse kjo shifër do të arrijë të mbulojë të gjitha kërkesat e mijëra familjeve të dëmtuara nga tërmeti dhe që janë larguar nga shtëpitë apo apartamentet e tyre të pabanueshme.

Në të njëjtën kohë, Këshilli Bashkiak miratoi një pikë tjetër të rëndësishme që ka lidhje me riparimin e dëmeve në pallatet e ndërtuara para vitit 1993.

Për pikën e parë të rendit të ditës “PËR MIRATIMIN E KRIJIMIT TË STRUKTURËS SË PËRKOHSHME ME  100 PUNONJËS TË FUSHËS SË NDËRTIMIT PËR NJË AFAT 3 MUJOR, PRANË NDËRMARJES RRUGA PËR REALIZIMIN E PUNIMEVE  NË OBJEKTET E BANIMIT TË NDËRTUARA PARA VITEVE 93 DHE TË DËMTUARA NGA TËRMETI I DATËS 26 NËNTOR 2019.” Të gjithë këshilltarët votuan në unanimitet.