Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka një apel të fortë për të gjithë shqiptarët teksa shifrat e të infektuarve në vendin tonë janë të larta.

Në një postim në Facebook, Brataj bën thirrje qytetarëve që të kujdesen për veten dhe të tjerët, duke mbajtur maska në ambientet e mbyllura.

POSTIMI I BRATAJT

Shqipëtar kudo ndodhesh !!

Jeta është e shtrenjtë, jeta është e pa kthyeshme, jeta jote është e lidhur me jetën e familjes tënde, jeta jote është e lidhur me jetën e miqve dhe shokëve të tu, jeta jote është e lidhur me jetën time, jeta e të gjithëve është në dorën tënde! Mos lejo, të mos lejojmë që jetët tona të kërcënohen, jetët tona të humbasin për katër rregulla:

1. Mbaj maskën në ambientet e mbyllura
2. Mbaj distancën 1.5 metër
3. Zbato rregullat e higjenës
4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla
Dr. Skender Brataj