Një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të këtij viti, bashkia e Durrësit e ka planifikuar për ta përdorur për rikonstruksionin e akseve rrugore brenda në qytet, si dhe ato që lidhin njësitë administrative.

Janë rreth 459 milionë lekë që do të përdoren për 17 akse rrugore, për disa prej të cilave kanë nisur edhe procedurat e tenderimit. Nga një vëzhgim që “DurrësLajm” bëri në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik rezulton se janë 6 rrugë për të cilat është hapur tenderi, respektivisht rruga “Tepelena, “Shën Pjetër”, “Shkumbini”, “Danubi” si dhe dy në njësitë administrative Manzë dhe Katund i ri.

Një pjesë e buxhetit të sektorit të transportit, rreth 20 milionë lekë, do të shkojnë për sinjalistikën rrugore.

Rrugët që do të rikonstruktohen gjatë vitit 2021:

  1. Rikonstruksion rruge NJA Sukth                                  30 mln lekë
  2. Rikonstruksion rruge NJA Manzë                                30 mln
  3. Rikonstruksion rruge NJA Katund i Ri                        20 mln
  4. Rikonstruksion rruge NJA Ishëm                                 20 mln
  5. Rikonstruksion rruga “Danubi”                                    60 mln
  6. Rikonstruksion rruga “Shkumbini”                              60 mln
  7. Rikonstruksion rruga “Shën Pjetër”                             60 mln
  8. Rikonstruksion rruga “Tepelena”                                 60 mln
  9. Rikonstruksion rruga paralel me hekurudhën-Plazh    40 mln
  10. Rikonstruksion rruga “Kastrioti                                   15 mln
  11. Rikonstruksion rruga “Syri i detit”                                8 mln
  12. Rikonstruksion Rruga e Ohrit (loti II)                         51 mln
  13. Rikonstruksion rruga “Kashta e kumtri” (loti II)        51 mln
  14. Rikonstruksion rruga “Dervish Hima”                       15 mln
  15. Rikonstruksion rruga “Papa Klementi I”                    22 mln
  16. Rikonstruksion rrugë të brendshme në plazh               5 mln
  17. Rikonstruksion rruga “Shekspiri”                                5 mln