Bashkia e Durrësit ka shenjëzuar rrugët e qytetit në mënyrë që qytetarët të ruajnë distancën në pika shërbimi ku janë evidentuar rradhë.

Kryebashkiaku Zhyljen Varfaj shkruan në Facebook se duke ruajtuar distancën dhe zbatuar rregullat e higjienës ndihmojmë veten dhe të tjerët për të shkëputur zinxhirin transmetues të COVID-19.

Në një postim tjetër, Varfaj ka ndarë me ndjekësit disa foto nga tregu i fruta-perimeve në Durrës, ku Policia Bashkiake vijon mbikqyrjen për të garantuar tregtimin e duhur dhe duke u mbrojtur nga koronavirusi.