Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka deklaruar në nisje të diskutimit të dy nismave për ndryshime në projektligjin për gjendjen civile, se vendi ynë ka mbi 10 mijë fëmijë të paregjistruar dhe mbi 8 mijë të vdekur të paçregjistruar.

"Do doja të tërheq vëmendjen e kolegëve deputetë por edhe të publikut shqiptar nëpërmjet medias që janë dy nisma shumë të rëndësishme dhe zgjidhin dy probleme mjaft të mëdha pasi në Shqipëri ekzistojnë mbi 10 mijë fëmijë të paregjistruar dhe njëkohësisht mbi 8 mijë të vdekur të pa çregjistruar. Pra të dyja nismat kanë të bëjnë më zgjidhjen e këtyre dy problemeve këtu e në tri dekada", tha Ruçi.