23/02/2021 - 22:35
Kryebashkiakja në detyrë e Durrësit, Emiriana Sako, ka njoftuar përfundimin e rikonstruksionit të kopshtit “1 Qershori”, i cili u realizua me fondet e BE-së.
“Një tjetër kopësht me kushte dhe standarte të njëjta me kopshtet në Evropë hap dyert për 150 fëmijë.
Gjatë vizitës në kopshtin 1 Qershori i cili është kopshti i parë që është ndërtuar në Durrës rreth viteve ’50. I dëmtuar nga tërmeti ky kopësht ka ndryshuar tërësisht, pasi është kryer rikonstruksioni i tij total me fondet e BE duke krijuar mjedise cilësore për mirërritjen e fëmijëve”,- shkruan Sako.
Kryetarja e bashkisë bën të ditur ndryshimet e rëndësishme që janë bërë në godinën e kopshtit, për ta shndërruar atë një një ambient komod dhe modern për vogëlushët.
“Godina që tashmë është me standarte të larta sigurie e rinovuar sipas parimit të efiçiencës energjitike është pajisur me sistem ngrohje e ftohje, sistem mbrojtjeje kundër zjarrit, rrjet kamerash, po kështu është bërë sistemimi i të gjithë territorit përreth kopshtit. Kopshti është transformuar tërësisht duke patur tashmë ambiente moderne”,- shkruan kryebashkiakja.
/portali DurresLajm/


