Sako takohet me ambasadorin austriak dhe atë spanjoll për ngritjen e urave të bashkëpunimit në disa fusha

10/06/2021 - 14:34

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka zhvilluar një takim me ambasadorin austriak Christian Steiner dhe ambasadorin spanjoll Marcos Alonso Alonso.

Gjatë takimit kryebashkiakja Sako dhe dy ambasadorët kanë bashkëbiseduar për ngritjen e urave të bashkëpunimit, sidomos në fushën e infrastrukturës, rinisë, trashëgimisë kulturore, arsimit. Po kështu u diskutua edhe në lidhje me mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve të binjakëzimit me qytete simotra në Austri si edhe në Spanjë.

Ambasadori austriak Christian Steiner u tregua i gatshëm për të forcuar akoma më tej bashkëpunimin në fushën e kërkimeve arkeologjike, bashkëpunimeve akademike dhe trashëgimisë kulturore.

Ndërsa ambasadori spanjoll Marcos Alonso Alonso e vuri theksin në rritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe lidhjeve ndërmjet dy vendeve tona, sidomos shkëmbimit të eksperiencave të të rinjve shqiptarë dhe atyre spanjollë nëpërmjet programeve ERASMUS +. Ambasadori Alonso shprehu gadishmërinë e tij për të mbështetur trashëgiminë kulturore me fokus sidomos tek arkeologjia.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me protestën e maturantëve për

Maturantët e shkollave të mesme në Durrës po protestojnë sot para Drejtorisë Rajonale Parauniversitare në qytetin bregdetar, pasi testi i

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka dalë sot në një deklaratë për mediat lidhur me pretendimet e maturantëve një ditë më parë se provimi i ra

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi organizoi sot një takim për konsultim publik të Draft-Strategjisë Kombëtare të Arsimi

Policia e Lezhës ka ndërmarrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç më datë 12-13 qershor 2021.

Sipas Meteoalb, vendi këtë të shtunë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që

Qeveria greke ka vendosur të pranoj brenda territorit të saj të gjithë personat e vaksinuar, pavarsisht nëse vaksina që kanë injektuar ës

Policia kufitare italiane dhe Guardia di Financa kanë arrestuar në portin e Ankonës 5 emigratë të moshave 20 deri në 40-vjeç me kombësi e

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës është zgjedhur zv/president i Forumit Adriatiko-Jonian të Dhomave të Tregtisë.

Policia e Korçës ka publikuar detaje dhe pamjet e operacionit në fshatin Podgori që çoi në arrestimin e një 23-vjeçari që tentoi të vrist