Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimet e marra në Samitin e NATO-s që u mbajt në Bruksel. Në një mesazh në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se ky samit forcoi akoma më shumë NATO-n, ndërsa përgëzoi aleancën për ftesën që i bëri Maqedonisë.

“Samiti i #NATO në Bruksel përforcoi lidhjen jetike transatlantike përmes vendimeve edhe më angazhuese për të gjithë. Përshëndes ftesën për anëtarësim drejtuar Republikës së ardhshme të #Maqedonisë Veriore, katalizator për më shumë siguri dhe stabilitet në #Ballkanin Perëndimor”, thotë Presidenti Ilir Meta.

Në samitin e NATO u mor vendimi për të rritur kontributet financiare nga vendet anëtare.