Shumë shpejt fushata e vaksinimit për Covid-19 nis edhe në Durrës. Pasditen e sotme, ashtu siç duket qartë në fotot dhe pamjet filmike që “DurrësLajm” po publikon, kanë mbërritur materialet për fushatën e vaksinimit “Shqipëria buzëqesh” në pallatin e sportit “Ramazan Njala”.

Durrësi pritet të jetë qyteti i radhës pas Tiranës, Shkodrës, Vlorës, Korçës etj, ku stafet mjekësore dhe personat mbi 80 vjeç do të vaksinohen si masë parandaluese nga prekja nga virusi i rrezikshëm.

Në mars pritet të nisë vaksinimi edhe për personat nën 65 vjeç. Ministrja Manastirliu tha të dielën se brenda 10-ditëshit të parë të marsit do të mbërrijnë 14 mijë doza vaksine nga kompania “AstraZeneca”.

Nga ana tjetër sot pritet të mbërrijë edhe dërgesa e tretë nga kompania amerikane “Pfzier”.