Goditet një tjetër rrjet i prostitucionit online në kryeqytet. Finalizimi i operacionit të koduar  "Chat Line 4" ka çuar në pranga dy persona, ndërsa janë proceduar penalisht 7 të tjerë për veprën penale "Shfrytëzimi i Prostitucionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” .

Aktiviteti drejtohej nga 24-vjeçarja Anushe. Ll., e cila administronte studion“Chat Line Adult Work”.

"Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasja Anushe Ll., dyshohet se prej një kohe të gjatë, punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej nëpërmjet logimit në faqen “Adult Work”, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën "Don Bosko"", thotë policia.

Në këtë aktivitet shtetësja Anushe Ll. dyshohet se është futur nëpërmjet shtetëses D. G., të cilën më herët e ka pasur në administrim, në bashkëpunim me shtetasen S. B. Të dyja këto janë shpallur në kërkim nga policia.

Gjatë kontrollit të njërit prej apartamenteve ku ushtrohej ky aktivitet i paligjshëm, apartament i cili ishte marë me qira nga shtetasi Met Tali, i arrestuar tashmë gjatë operacionit, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 17,4 gr lëndë narkotike e dyshuar "Cannabis Sativa".

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 kompjutera dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.

Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale: “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni” të parashikuara nga nenet 113, 114/2 dhe 115 e Kodit Penal.

U arrestuan:

-Anushe Ll., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line Adult Work”, për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit" parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal.

– Met Tali, 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Të proceduar penalisht për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit": 

-A. H., 25 vjeçe.

– A. L., 31 vjeçe.

-A. Xh., 22 vjeçe.

– S. M., 30 vjeçe.

-A. Sh., 21 vjeçe.

-A. T., 23 vjeçe.

 -E. R., 23 vjeçe.

Në kërkim për veprën penale "Mbajtja e lokaleve për prostitucion":

– S. B, 33 vjeçe.

– D. G., 29 vjeçe.