Një pasuri me vlerë 4 milionë euro është sekuestruar nga policia e Tiranës dhe Seksioni për Hetimin e Pastrimin e Parave dhe Asteve Kriminale.

Në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017” për goditjen e grupeve kriminale është bërë “sekuestrimi i disa pasurive në ngarkim të shtetasit N.J.

Policia thotë se kjo pasuri dyshohet se është përfituar me financa që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Pasuritë e sekuestruara janë :

-Apartamete të ndodhura në Tiranë gjithesej 4 (katër) me një sipërfaqe 450 m²
-Garazhde të ndodhura në Tiranë, gjithesej 2 (dy) me një sipërfaqe 40 m²
-Apartament i ndodhur në Vlorë, gjithesej 1 (një) me një sipërfaqe 65 m²

Tokë e sekustruar është në zonën e bregetit Drimadh, Porto Palermo, Llaman, Amallol në Himarë me një sipërfaqe totale 31.000m²

Këto pasuri pasi u sekuestruan i kaluan nën administrim Agjencisë për administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave, informon policia.