Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme edhe në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë.

Në lidhje me dëmtimet që ka pësuar ndërtesa e Kryegjyshatës Botërore, në vendngjarje kanë mbërritur ekspertë izraelitë, që po kryejnë inspektime, të cilët thanë se ndërtesa ka dëmtime, por se sërish është e sigurt.

"Bektashinjtë gjithmonë kanë qenë gjithmonë pranë njerëzve, dhimbjes njerëzore. Mirënjohje ndaj ndihmës të qeverisë izraelite. Ata kanë dhënë një ndihmë të shkëlqyer për të gjithë shqiptarët. Zoti iu bekoftë për të mirat që bëni për njerëzimin. Ndihmuat shqiptarët në moment të vështirë. Ju falënderoj," tha Baba Mondi.

Eksperti izraelit: Në emër të shtetit të Izraelit, ne japim ndihmë ndaj të gjitha shteteve që kanë nevojë. Ne nuk harrojmë ndihmën e shqiptarëve për ne izralitët, kur ne kishim nevojë. Gjyshja ime ka qenë e prekur nga gjenocidi dhe holokausti. Ua kam borxh jetën njerëzve që ju që na keni mbrojtur. Ne si fe na bashkon mirësia e Zotit dhe duam të mirën e gjithë njerëzimit.