Kryqëzimet kryesore përgjatë Unazës në Tiranë tashmë janë pajisur me semaforë LED. Pas rregullimit të sinjalistikës dhe vijëzimeve në disa rrugë të kryeqytetit, ekipi i mirëmbajtjes së rrugëve është kujdesur për vendosjen e semaforëve të rinj edhe përgjatë Unazës.

Ndërkohë nga Drejtoria e Transportit po bëhet programimi i semaforëve dhe po vendosen numëratorë kohe, llampadarë flesh, llampadarë këmbësori dhe llampadarë biçiklete.

Bashkia e Tiranës ka bërë të mundur zëvendësimin e semaforëve të vjetër me ata të rinj LED, për të pasur shikueshmëri më të mirë dhe për të krijuar më shumë lehtësi për shoferët, këmbësorët por dhe çiklistët.