Zyra e Erasmus+ në bashkëpunim me grupin e Ekspertëve të Reformës së Arsimit të Lartë 
(HERE), ka organizuan në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, seminarin
 kombëtar me temë: “Rëndësia e Studimeve të Doktoratës”.

Ky seminar kishte për qëllim reflektimin dhe diskutimin ndërmjet ekspertëve dhe stafit akademik të Institucioneve tëArsimit të Lartë, të Tiranës, Korçës, Vlorës, Gjirokastrës, Shkodrës dhe Durrësit 
mbi aspektet e ndryshme të lidhura me cilësinë e studimeve doktorale.


Moderatore në seminar ishte Anila Paparisto, anëtare e HERE, dhe njëkohësisht lektore në
Universitetin e Tiranës.
 Fjalën përshëndetëse e mbajti Rektorja e UAMD-së, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, e cila theksoi 
rëndësinë e një seminari të tillë.

Ndërsa koordinatorja lokale e zyrës së Erasmus +, Elona
 Saraci, përgëzoi faktin që për herë të parë gjatë
 25 viteve të implementimit të programit Tempus dhe nga viti 2014 të programit Erasmus + dy
 universitetet publike shqiptare, Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës, dhe Universiteti Bujqësor 
Tiranë, janë fitues në dy projekte, “Rritja e Kapaciteteve”, në cilësinë e koordinatorëve të
 projektit. Në fund të fjalës së saj përshëndetëse Saraci, njoftoi të pranishmit se programi Erasmus +,
 këto ditë hap thirrjet e reja për aplikime, për vitin 2018.

Seminari vijoi me fjalën e dy ekspertëve ndërkombëtare Prof. Melita Kovacevic, Kryetare e
 Këshillit Drejtues të Shoqatës së Universiteteve Evropiane për studimet e doktoratës, si dhe 
pedagoge në Universitetin e Zagrebit dhe Prof. Lucas Zinner, Kryetar i Shërbimeve të Kërkimit 
dhe Zhvillimit të Karrierës në Universitetin e Vjenës, të cilët ndanë praktikat më të mira lidhur me studimet e doktoratës në Evropë
 dhe më gjerë për të shmangur plagjaturën.

Ekspertët HERE (Ekspertët për Reformën e Arsimit të Lartë) ideatorët e këtij seminari kombëtar janë një ekip prej shtatë përfaqësuesish nga IAL-të Shqiptare dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë që kanë si mision të vënë programin Erasmus + në shërbim të lehtësimit të zbatimit të reformës.

Ata bëjnë ndërlidhjen midis Erasmus+ dhe Arsimit të Lartë në Shqipëri, e orientojnë mbështetjen e Erasmus + drejt pikave më të nxehta, më të diskutueshme dhe më sensitive të Reformës së Arsimit të Lartë. Seminare të tilla HERE, kanë zhvilluar gjithsej gjashtë në rang kombëtar.

Ky seminar synon të kontribuojë në sigurimin e aftësive të duhura për të zhvilluar hulumtime të doktoratës, për të shkruar teza cilësore dhe për të optimizuar proçedurën e realizimit të saj. UAMD ka qënë institucion partner përkrah universiteteve europiane në 8 projekte ish-Tempus.