Nuk kanë të ndalur djegiet e automjeteve në qytetin e Durrësit.

Pas djegies gjatë orëve të para të së dielës të dy automjeteve tip “Benz” në lagjen nr.5, po një ditë më parë janë djegur 3 mjete të tjera të së njëjtës markë, këtë herë në lagjen nr.16.

Sipas policisë “më datë 11.11.2018, në lagjen nr. 16 është djegur mjeti tip Benz në pronësi të shtetases O.G., vjeçe 34, banuese në Durrës, ku si pasojë e zjarrit në këtë mjet janë djegur pjesërisht edhe mjetet tip ‘Benz’, të shtetasve L.B., e F.C., vjeç 32, 61, banues në Durrës”.

Nga hetimet e deritanishme, policia duket se ka arritur në përfundimin se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, pasi në njoftimin e saj për shtyp thotë “po punohet për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit”.