Sërish lëkundje tërmeti në veri të vendit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit epiqendra është 11 km nga qyteti i Lezhës dhe 6 km në veri të Rubikut.

Lëkundjet janë ndjerë në orën 13:35 ndërsa magnituda është 3.1 e shkallës Rihter.

Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që ka lëkundje tërmeti në veri të vendit, pasi edhe të dielën u regjistruar një tjetër lëkundje e fortë në Lezhë.